Fondi i Garantimit te Kredive per Eksport
Ēfare eshte fondi i garantimit te kredive per eksport (FGKE)?
Ky fond ėshtė pjesė e garancive, qė lėshon shteti shqiptar per bizneset, dhe kufiri maksimal i tyre pėr vitin 2007, ėshtė nė shumėn 200 000 000 (dyqind milionė) lekė. Ky fond do tė vazhdojė tė pėrdoret pėr njė periudhė kohore prej 6 vjetėsh.
Per ēfare qellimi do te jepet fondi?
Fondi i garantimit tė kredive tė eksportit do tė pėrdoret pėr tė mbuluar kėrkesat pėr kolateral pėr kredi tregtare (pėr mjete xhiroje) pėr ndėrmarrjet , te kerkuara nga sistemi bankar shqiptar.
Cilet do te perfitojne?
Pėrfitojnė nga FGKE-ja ndėrmarrjet, e vogla dhe tė mesme, qė ushtrojnė veprimtari nė prodhimin pėr eksport. Si tė tilla vlerėsohen ndėrmarrjet, qė dėrgojnė mallra jashtė vendit, pėr tregtim apo shitje, si dhe ndėrmarrjet, qė ofrojnė shėrbime pėr blerėsit e huaj.
Njė ndėrmarrje eksportuese pėr njė transanksion tė veēantė mund tė pėrfitojė mbulimin e nevojave pėr kolateral, pėr marrje kredie bankare pėr kapital punues, pėr njė shumė deri nė 10 000 000 (dhjetė milionė) lekė ose ekuivalentin e kėsaj shume, nė ēdo monedhė tė huaj, tė konvertueshme, me tė cilėn jepet kredia bankare.
Garancia leshohet per nje periudhe jo me te gjate se 12 muaj dhe mbulon deri ne 85 % te shumes se kredise, qe kerkohet te garantohet.
Si mund te aplikohet?
Ndėrmarrja pėrfituese mund tė aplikojė pėr garanci mė shumė se njė herė, brenda vitit, por kohėzgjatja e tė gjitha aplikimeve nuk duhet tė kalojė 12 muaj dhe shuma e garancive tė dhėna, pėr tė gjitha aplikimet e bėra brenda vitit, tė marra sė bashku, nuk duhet tė jetė mė e madhe se 15 000 000 (pesėmbėdhjetė milionė) lekė.
Kushtet qe duhet te plotesojne ndermarrjet perfituese:
Ndėrmarrjet pėrfituese i bėjnė kėrkesė pėr lėshim garancie, nėpėrmjet FGKE-sė Albinvest-it, i cili pasi i shqyrton dhe i vlerėson, ia paraqet Komitetit tė Vlerėsimit dhe Miratimit tė Garancive, vetėm nėse ndėrmarrjet pėrfituese plotėsojnė kushtet e percaktuara si me poshte:
Kushti nr 1
Te jenė tė regjistruara nė organet tatimore dhe kanė paguar rregullisht tatimet dhe kontributin e sigurimeve shoqėrore;
Kushti nr 2
Te kenė aplikuar pėr kredi pėr kapital punues nė njė bankė tė nivelit tė dytė dhe paraqesin vendimin e miratimit nga banka, ku jepet saktė shuma e kolateralit tė kėrkuar;
Kushti nr 3
Te kenė rezultuar, gjatė tre viteve tė fundit, me fitim dhe xhiroja e tyre ka qenė nė rritje;
Kushti nr 4
Kanė njė parashikim tė rrjedhjes pėr tri vitet e ardhshme, i cili garanton shlyerjen e kredisė sė kėrkuar.
Kushti nr 5
Pronarėt, aksionerėt, anėtarėt e bordit dhe drejtuesit e ndėrmarrjes pėrfituese nuk zotėrojnė paketėn kontrolluese nė bankat, ku aplikojnė pėr kredi, nuk kanė qenė kreditorė nė firmat piramidale dhe nuk janė dėnuar asnjėherė pėr vepra penale qe lidhen me administrimin e vlerave materiale dhe monetare.
Pėr ēdo garanci tė lėshuar, ndėrmarrja pėrfituese do tė paguajė njė komision, qė pėrcaktohet dhe bėhet publik nga Komiteti i Vlerėsimit dhe Miratimit tė Garancive.
Kjo faqe eshte shfaqur 36 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-23.

