Hapa ne vazhdim te Idese per Biznes
Kam nje ide per biznes te ri por nuk di çfare duhet te bej me pas. Çfare me duhet te bej?
Eshte gjithmone e keshillueshme dhe e nevojshme te besh disa vezhgime/kerkime mbi idene e biznesit perpara ndermarrjes se ndonje angazhimi financiar ose investimi. Do te jete shume me e lehte te ndryshoni natyren ose drejtimin e biznesit tuaj para se te keni filluar, kur nje investim i rendesishem per ju eshte edhe koha juaj. Ne keto kushte eshte e nevojshme te jeni te orientuar dhe te dini;
Cilat jane format ligjore te sipermarrjes private?
Format ligjore me te cilat mund te regjistrohet nje sipermarrje private jane:
- Personi fizik - pronar individual, zanatçi i lire apo bashkim familjar eshte forma me e thjeshte e manifestimit te inisiatives private ne veprimtarite ekonomike.
- Shoqerite tregtare – jane persona juridike. Keto kryejne aktivitete nen pergjegjesine e tyre, kane nje drejtim dhe vend-ndodhje te caktuar.
Shoqerite tregtare themelohen nga dy a me shume persona, qe bien dakort nepermjet nje kontrate per te vendosur ne nje sipermarrje te perbashket pasurite ose sherbimet e tyre, me qellim qe te ndajne fitimet ose te perfitojne nga te ardhurat qe rrjedhin prej saj.
Disa forma te shoqerive tregtare jane:
- Shoqerite kolektive – te gjithe ortaket kane cilesine e tregtarit dhe pergjigjen pa kufizim e solidarisht per borxhet e shoqerise.
- Shoqerite komandite – perveç ortakeve qe pergjigjen pa kufizim per borxhet e shoqerise, marrin pjese edhe ortaket e kufizuar te cilet pergjigjen per detyrimet e shoqerise vetem deri ne kufirin e vleres se kontributit te tyre ne kapitalin themeltar.
- Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar (Sh.p.k) – themelohet nga nje ose disa ortake, qe perballojne humbjet deri ne kufirin e vleres se kontributit te tyre ne kapitalin themeltar.
- Shoqeri Anonime (Sh.a) – kapitali i saj ndahet ne aksione, aksioneret qe themelojne shoqerine perballojne humbjet vetem deri ne kufirin e vleres se kontributit te tyre ne kapitalin themeltar.
Si te zgjedhim formen ligjore me te pershtatshme per te filluar nje biznes privat?
Sipermarresit private duhet te zgjedhin me kujdes formen ligjore me te pershtateshme per llojin e veprimtarise ekonomike qe duan te themelojne. Per kete duhet pasur parasysh:
- Lloji i veprimtarise ekonomike qe do te kryhet.
- Madhesia dhe zhvillimi i oportuniteteve apo mundesive.
- Numri i ortakeve apo aksionereve ne te ardhmen.
- Vlera e parave ne dispozicion krahasuar me kapitalin themeltar te nevojshem.
- Shkalla e pjesemarrjes se çdo ortaku apo aksioneri ne kapitalin themeltar.
- Karakteristikat specifike te çdo forme ligjore qe sigurohen nga ligji ne fuqi etj.
Kush jane avantazhet dhe disavantazhet e njeres forme ligjore ndaj tjetres?
Avantazhet dhe disavantazhet e zgjedhjes se formes ligjore person fizik krahasuar me shoqerite tregtare jane:
Avantazhet:
- numri i autorizimeve per te hapur nje biznes eshte me i vogel,
- taksat jane me te pakta ne numer dhe me te ulta,
- taksa mbi biznesin e vogel eshte ne mase fikse, pra nuk kerkohet nje kontabilitet i detajuar per llogaritjen e detyrimeve fiskale.
Disavantazhet:
- mundesi me e vogel per financim e kreditim,
- mundesi me te pakta per te zgjeruar biznesin.
Per te vleresuar idene tuaj te biznesit plotesoni nje test fizibiliteti. Ky test perbehet nga nje grup pyetjesh qe ju ndihmon te mendoni mbi idene tuaj te biznesit. Eshte gjithashtu nje hap i pare per pergatitjen e planit te biznesit.
Kjo faqe eshte shfaqur 10 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-28.

