Informacion per Tregun dhe Sektoret Industriale
Mundesite Sektoriale
Manufakturuesit duke zgjedhur te investojne ne Shqiperi perfitojne nga "avantazhi shqiptar" I cili ka mundesine per te pasur perfitime afatgjata qe vijne nga investimi nje ekonomi Evropiane, e qendrueshme, me kosto te ulet dhe me rritje te shpejte, e cila eshte dhe rruga e re e sapo krijuar per ne tregjet e Evropes Jugore.
Manifakturimi I Veshjeve
Industria e tekstileve eshte punedhenesi me I madh ne sektorin e manifakturimit ne Shqiperi. E ndertuar mbi nje tradite te forte pas luftes se dyte boterore, qe ka lidhje me prodhimin e veshjeve, qe prej privatizimit te viteve 90-te, shume firma lokale kane krijuar nje reputacion te forte per veten e tyre nderkohe qe dhe firmat e huaja kane rritur pjesen e tyre te prodhimit vecanerisht ne sektorin me fason. Shume kompani te huaja po operojne ne Shqiperi prej me shume se 10 vjetesh dhe nje perqindje shume e madhe e tyre vazhdojne akoma te forcojne operacionet e tyre dhe te rekrutojne me shume staff. Eksportet dhe importet, te dyja kane pesuar rritje ne vitet e fundit, jane ngushtesisht te lidhura me regjiimin e ri-eksporteve I cili ka ne qender, prodhimin me fason.
Avantazhet kryesore per te investuar ne Shqiperi ne sektorin e veshtjeve jane:
- Nje force pune e afte net e gjithe vendin me nje experience te madhe ne kete sector.
- Kosto direkte e punes eshte me e vogel se san e vendet e tjera te rajonit.
- Akses shume i lehte dhe i shpejte ne tregjet Italiane, Greke, dhe ne tregjet e tjera ballkanike.
- Jo TVSH ose takes doganore per prodhuesit me fason qe jane ne skemen e re-eksporteve.
- Aftesi shume te mira linguistike, vecanerisht ne Italisht, Anglisht dhe Greqisht. Lidhje dhe ekperience e gjate ne pune me investiture Italiane dhe Greke.
- Fuqia punetore eshte e adaptueshme dhe fleksible, e afte per tu pershtatur me teknologjite e reja dhe per te plotesuar standartet nderkombetare te cilesise.
- Aftesi per te prodhuar dhe porosi te vogla dhe gjithashtu per te plotesuar distribucionin ne nje kohe sa me te shkurter sipas kerkesave te klienteve.
- Kosto shume e ulet transporti per shkak te afersise me Italine dhe Greqine.
Manifakturimi I Kepuceve dhe Perpunimi I Lekures
Shqiperia eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te kepuceve dhe perpunimit te lekures ne bote. Eksportet shqiptare te kepuceve jane dyfishuar ne keto tre vitet e fundit dhe ne periudhen 2000-2004, eksportet shqiptare te kepuceve dhe te lekureve u rriten me shume se dyfish se sa shkalla e eksporteve boterore ne kete sector. Eksportet shqiptare te kepuceve dhe lekures vazhdojne te rriten me nje ritem nga 20 deri ne 30% ne vit.
Afersisht rreth 100 kompani lekur-kepucesh, prodhojne 1.2 milione pale kepuce çdo muaj. Shqiperia eshte eksportuesi i dyte me i madh i kepuceve me Italine, dhe nje eksportuese lider e kepuceve ne bote. Shqiperia eshte vend ideal per eksport drejt tregjeve Italiane, Europiane dhe Ballkanike.
Investitoret e huaj ne Shqiperi gjithashtu jane duke rritur eksportet drejt tregjeve jo-Europiane. Me marreveshjet e tregtise se lire te nenshkruar me vendet ballkanike dhe te Bashkimit Evropian, Shqiperia mundesi te pakufizuara eksportuese brenda rajonit.
Shqiperia veçanerisht eshte vend shume terheqes per kompanite qe prodhojne dhe eksportojne:
- Kepuce te sigurta per eksport drejt tregjeve boterore.
- Te gjitha llojet e prodhimit dhe ngjitjes se kepuceve per tregjet Evropiane dhe Ballkanike.
- Perpunimi i lekures per prodhuesit shqiptar te kepuceve dhe per tregjet Europiane.
- Materiale lekure per tregjet Ballkanike dhe Evropiane.
Shqiperia eshte vendi me vendendodhjen me konkurruese ne Evrope per prodhimin e kepuceve dhe lekures. Me nje vlere prej $150-200 ne muaj, kosto e punes ne sektorin e lekures dhe te kepuceve eshte sa nje e dhjeta e Italise dhe sa nje e pesta e kostos se punes ne Greqi. Pagat ne Shqiperi jane ne nivelin e nje te tretes deri ne nje te dytes ne krahasim me vendet e tjera Ballkanike dhe ato te Evropes Lindore. Fuqia punetore shqiptare eshte e qendrueshme dhe besnike. Te dhenat tregojne se 50% e punetoreve ne firmat lidere te prodhimit te kepuceve, kane punuar ne keto firma per me shume sesa 5 vite.
Manifakturuesit e huaj ne Shqiperi mund te plotesojne kerkesat e porosise se klienteve te tyre Europiane me shpejt se ne çdo vend tjeter. Disa firma po shperndajne kerkesat e porosive drejt Italise brenda 24 oreve nga momenti I marrjes se porosise ne Shqiperi. Niveli i cilesise ne fabrikat e kepuceve dhe lekureve ne Shqiperi eshte shume i larte ku shume kompani kane marre çertifikata nderkombetare te cilesise ISO 9001:2000. Kompanite po pershtasin teknika te avanciara prodhimi dhe sot disa prej fabrikave me te avancuara te kepuceve jane vendosur ne Shqiperi.
Me nje shkalle te madhe rritjeje te eksporteve, ekziston nje mundesi shume e madhe per kompanite e perpunimit te lekureve qe te investojne ne Shqiperi dhe te sherbejne bazuar ne medotat Just in Time persa I perket plotesimit te nevojes me lende te pare per prodhuesit me te medhenj te kepuceve.
Minierat
Edhe pse nje vend I vogel, Shqiperia ka burime te konsiderueshme minerale duke perfshire kromin, nikel, qymur dhe baker. Cilesia dhe sasia e kromit eshte veçanerisht e madhe. Deri para vitit 1990, Shqiperia ishte prodhuesja e trete me e madhe ne bote dhe sot eshte vendi I vetem ne Europe me reserve te konsiderueshme te ketij minerali kaq vital. Ne vititn 2000, qeveria shqiptare firmosi nje marreveshje konçensionare 30 vjeçare me nje consortium Italian te udhehequr nga DARFO per te nxjerre 50 % te kromit ne vend dhe 100% te rezervave te Ferro-kromit. Mineralet e nxjerra eksportohen direkt me nje perpunim te kufizuar, keshtu qe ekzistojne mundesite per zhvillimin e industrise perpunuese.
Minierat shqiptare te qymyrit dhe nikelit jane privatizuar.
Tre minierat me te medha Shqiptare te bakrit po operojne aktualisht nen nje konçension 30-vjeçar, te firmosur ne 2002 me kompanine turke Ber-Oner.
Shqiperia ka depozita te konsiderueshme te paeksploruara me pare te boksiteve dhe fosfateve. Sipas specialisteve te ministrise, keto jane depozita me shkalle te ulet. Nje miniere boksiti po operon aktualisht per te siguruar lende te pare per industrine e çimentos ne vend nderkohe qe asnje miniere fosfati nuk eshte eshte hapur ne vend.
Shqiperia ka rezerva te medha mermeri dhe guri te cilat kane potencial per tu perdorur ne industrine e ndertimit. Sidoqofte, speciallistet e ministrise pretendojne qe mermeri eshte i nje cilesie te dobet pasi eshte i perzjere me gur gelqeror. Guri gelqeror eshte mesa duket i vetmi mineral interesant me mundesi shume te medha eksplorimi meqe vendi ka reserve te pamata dhe te pakufizuara dhe ky mineral mund te nxirret nen zoterimin e nje license qeveritare.
Nafte dhe Gaz
Rezervat e rekuperuara nga fushat naftesjellese ekzistuese ne Shqiperi jane afersisht 440 milion ton: nga keto 100 milion ton jane ne rezervuare karbonati dhe 340 milion ton jane ne rezervuare te thella hekurmbajtese. Rezervat e gazit vlersohen deri ne 1,56 miliarde Nm3, nga keto 75 milion Nm3 eshte gaz natyror dhe pjesa tjeter eshte gaz shoqerues. Rezervat e reres bituminose vleresohen deri ne 600 milion ton, nga keto 55 milion ton jane bitume. Kerkime te metejshme mund te zbulojne rezerva te tjera nafte dhe gazi, te cilat kane filluar te nxirren prej 1918. Nafta eksportohej ne Itali dhe gazi eshte perdorur ne industrine locale.
Nje numer i madh firmash te huaja si edhe shoqeria shqiptare Albpetrol kane ndermare kerkime per nafte dhe per gaz. Qeveria parashikon te privatizoje sektorin e naftes dhe te gazit. Nxjerrja e naftes eshte e perqendruar ne qytetet e Fierit dhe te Beratit dhe prane rafinerise se naftes ne Ballsh. Nxjerrja e naftes parashikohet te rritet nga 350,000 ton ne vitin 1997 ne 2,5 milion ton ne vitin 2016, kjo bazuar edhe ne investimin prej 247 milion $ te programuar per Premier Oil (UK) dhe Preussag (Germany) si nje bashkepunim me Albpetrolin.
Investimet e huaja mund te nderhyjne ne kapacitetet aktuale te tejkaluara te Shqiperise ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, vecanerisht persa i perket pajisjeve dhe pjeseve nxjerrese, si edhe ne proceset e modernizimit industrial, komunikimit, transportit dhe pajisjeve teknologjike avangarde duke u orientuar gjithnje e me shume problemeve te lidhura me ambientalizmin. Manovrat e perdorura ne pajisje dhe ne procesin e eksplorimit te zonave te pasura me nafte, mund te ndihmojne ne perteritjen e pajisjeve te vjeteruara, ne permiresimin e niveleve te nxjerrjes se naftes, ne permiresimin/rritjes e eficences ekonomike, dhe ne rezervat shtese te pambuluara te naftes dhe gazit.
Strategjia jone e targetimit te investitoreve kerkon se pari identifikimin dhe promovimin e investimeve te huaja ne zhvillimin dhe rehabilitimin e zonave te pasura me nafte te Kucoves, Amonice, Velca dhe Delfines; ne rehabilitimin e qindra kilometra tubacionesh me nafte te paperpunuar te zoteruara nga Albpetrol; ne modernizimin dhe ndertimin e pajisjeve te ruajtjes dhe mbajtjes se naftes se paperpunuar; dhe ne modernizimin e rafinerise se Ballshit. Pervec eksplorimit/nxjerrjes se naftes dhe gazit, ne gjithshtu kerkojme te promovojme proceset e procesimit dhe rafinimit ne Shqiperi, si edhe te manifakturimit te produkteve te lidhura me nxjerrjen dhe perpunimin e naftes. Qellimi yne eshte te levizim sektorin e naftes dhe gazit ne nje nivel me te larte te zinxhirit te vleres, duke e pasuruar me aktivitete me vlere te shtuar, performuar ne vende te caktuara.
Agrobiznesi
Shqiperia ofron mundesi te medha ne bujqesi. Karakterizohet nga nje klime e favorshme si edhe fuqi punetore ne zonat rurale me kosto te ulet. Duke perdorur metoda tradicionale, frutat, perimet, mishi dhe produktet e qumshtit te Shqiperise, jane kultivuar duke perdorur pak stimulante artificiale, produkte kimike apo pesticide. Keshtu qe Shqiperia eshte i mundesite dhe poziten per t’u bere nje prodhues dhe eksportues ne nivel boteror i cilesise se ushqimeve organike te destinuara per tregjet rajonale, Europiane si edhe te Amerikes Veriore.
Potenciali eshte i konsiderueshem; klima jone e bute Mesdhetare (me dimer te bute dhe vere te thate) dhe renie te bollshme shiu ( nje mesatare vjetore e barabrate me 1,400 mm ne zonat bregdetare dhe 1,800-3,000 mm ne zonat kodrinore dhe rajonet malore), jane vecanerisht te pershtatshme per rritjen e frutave te sezonit ose jo, te ullinjve, bimeve mjekesore dhe prodhimit te veres.
Lumenj te shumte sigurojne ujitje efektive vecanerisht ne rrafshinat bregdetare ku jane lokalizuar 60% e tokes se lirueshme.
Burimet domethenese pyjore te Shqiperise, perfaqesojne mundesi shtese per investime te huaja, vecanerisht nga kompani prodhuese mobiliesh te cilat kane te ngritura rrjetet e tyre shperndarese. Pyjet e mrekullueshme bregdetare te Shqiperise duhet t’u interesojne firmave prodhuese te mobilieve te cilesise se larte. Sektori i Agrobiznesit ne Shqiperi, eshte nje pjese e rendesishme e ekonomise me kontributin prej 25% ne GDP dhe zenien me pune te 60% te fuqise punetore ne vend.
Vitet e fundit jane bere investime te rendesishme dhe vlera e sektorit ka pare nje rritje prej 10-15% ne vit. Megjithate, volumi total i prodhimit nuk i ploteson kerkesat e konsumit te brendeshem, ndaj ende eshte i nevojshm importimi i sasive te medha te produkteve ushqimore. Duhet theksuar se egzistojne mundesite per zbatimin e strategjive qe do te limitonin importin e mjaft produkteve.
Brenda sektorit, industria e perpunimit ushqimor i kalon nivelet mesatare te performimit. Ne disa niche tregu per produktet te tilla si mish bretkoce apo sherbele, dallojme se ky sektor perben nje lojtar te rendesishem ne nivel europian. Dallohen shifra te dyfishuara ne nen-sektore te bimeve dhe erezave, vajrave vegjetale dhe produkteve te peshkut. Serish, sektori i perpunimit ushqimor perkufizohet si i shumllojshem, por i dominuar nga ekonomia e shkalles, shpesh prodhues artizane, nga te cilet pjesa me e madhe e tyre prodhojne ne nivel tregu lokal. Nderkohe qe disa ndermarrje te Vogla dhe te mesme, shpesh relativisht te modernizuara, synojne ti sherbejne tregjeve rajonale, nderkohe qe volumet e prodhimit nuk arrijne kerkesat e tregut vendas. Jane identifikuar mundesite per investime te vogla dhe te mesme ne disa nen-sektore. Me e mira mund te gjendet ne segmente ku eksportet tashme ekzistojne, kryesisht ne ate te bimeve medicinale, perimeve te sezonit ose te tejkaluar, te produkteve te konservuara, te tilla si ullinjte, vajit te ullirit, domateve te thara, peshkut te fresket dhe te perpunuar.
Kjo faqe eshte shfaqur 3 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-28.

