Informacioni reciprok, produkti i ri, lidhjet me klientin

Procedura Informacioni  Reciproke

Se fundi, Komisioni (BE) ka futur procedura informacioni reciprok, te cilat kerkojne qe autoritetet kombetare te informojne per cdo ndryshim ne lidhje me rregullat dhe standartet.

Komisioni eshte i autorizuar te bllokoj keto ndryshime, ne favor te rregullave te BE ne pergjithesi, n.q.s. ato konsiderohen si barriera per konkurencen dhe hyrjen ne treg.

Zhvillimi i Produktit te Ri

Departamenti i marketingut duhet te punoje me ngushte me departamentin e Kerkim-Zhvillimit per te siguruar qe zhvillimi i produktit te kujdeset per nevojat e ndryshuara te klienteve te synuar si dhe per nevoja te ndryshme te segmenteve  te tjere te klienteve.

Vitet e fundit nje perqindje e larte deshtimi i futjes se produkteve te reja, ka bere qe departamentet te prodhojne pothuaj te njejtat produkte me disa modifikime dhe te mos bejne oferta ne te vertete inovative.

Roli i manaxherit te marketingut ne zhvillimin e nje produkti te ri eshte te ofroj nje lidhje midis tregut dhe departamentit te dizenjimit, me klientet dhe tekniket e kerkim & zhvillimit, te gjithe te perfshire ne proces. Gjithashtu kerkohet perfshirja e nivelit me te larte te manaxhimit, pasi ndryshimet ne kerkesat e klienteve dhe blerjet mund te kene pasoja serioze per objektivat dhe drejtimin e ardhshem te biznesit.

Manaxhimi  i  Lidhjeve  me  Klientin

Manaxhimi i vazhdueshem i lidhjeve perqendrohet ne kater objektiva.

  1. Manaxhimi cilesise
  2. Dhenia e sherbimeve
  3. Kuptimi i blerjeve te perseritura
  4. Komunikimi efektiv me klientet

N.q.s. pranojme qe marketingu modern eshte marketing marredheniesh, atehere manaxhimi i kesaj marredhenie eshte nje funksion kritik per departamentin e sotem te marketingut. Deshtimi per te perfunduar ne kohe, pa-aftesia per te perballuar sherbimet mbas shitjes, dhe deshtimi per te kuptuar pse klienti vjen (ose jo) perseri, do te thote qe organizata nuk ka bazat mbi te cilat mund te ndertoje besnikerine e konsumatorit dhe nje lidhje afatgjate dhe kuptimplote me tregun.

Kjo faqe eshte shfaqur 8 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-24.