Forcimi i kapaciteteve menaxhuese ne Gjirokaster dhe Korce

Partneret ne kete projekt: ALBINVEST, ARZH-KORCE, DHTI GJIROKASTER,DHTI KORFUZ

1. Permbajtja e Projektit

Projekti  "Forcimi i kapaciteteve menaxhuese te Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (SME) ne rajonet e Korçes dhe Gjirokastres", me nje fond te alokuar prej 110 mije Euro do te administrohet nga AlbInvest.ne partneritet me Dhomat e Tregtise te rretheve Gjirokaster dhe Korce, dhe ka per qellim te fuqizoje kapacitetet e ofruesve te sherbimeve dhe sipermarresve duke u perqendruar ne trajnimin e stafit menaxhues te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, organizmave mbeshtetes te biznesit, si dhe ne trajnimin e konsulenteve te biznesit. menyre qe ata te mund te ballafaqohen me tregjet nderkombetare dhe te  rrisin/zgjerojne eksportet.

2. Objektivat e Projektit

  1. Analizimi i potencialeve te zhvillimit te biznesit ne rrethin e Gjirokastres dhe Korces.
  2. Forcimi dhe permirsimi I drejtimit/menaxhimit te bizneseve permes trainimeve dhe konsultimeve
  3. Zhvillimi dhe promovimi i shperndarjes sherbimeve per takime biznesi dhe bashkepunimin nderkufitar Shqiperi-Greqi

3. Zhvillimi i Projektit

Programi do te zbatohet sipas fazave te meposhteme:

  1. Vleresimi i nevojave per trajnim te kompanive          
  2. Hartimi dhe rakordimi i programit te pergjithshem
  3. Perzgjedhja e trajnuesve
  4. Hartimi i platformes per trajnime specifike dhe zhvillim
  5. Zhvillimi i aktiviteteve
  6. Impakti/Reagimi pas aktivitetit                                
  7. Ndikimi mbi performancen organizative

Realizimi i projektit

SME– te jane baza e zhvillimit ekonomik, dhe per kete, duke permiresuar konkurueshmerine, ky projekt nje vjecar, nenkupton gjithashtu te ndikoje ne nivelin e punesimit te 2 rajoneve. duke ulur ne kete menyre numrin e njerezve qe largohen nga keta rajone si dhe do te ndikoje ne permiresimin e kushteve te jeteses ne pergjithesi..Projekti do ti siguroje sipermarresit ne rajon me aftesite dhe njohjet e duhura per tu bere aktor kompetitive ne tregun vendas dhe ate te huaj dhe do te influencoje pozitivisht tek te gjitha kompanite, jo vetem shqiptare pasi ato do te kene mundesi te shkembejne eksperiencat pozitive  me njera tjetren. Duke permiresuar nivelin e konkurueshmerise, kompanite do te mund te rrisin ndjeshem nivelin e eksporteve

Kush jane pjesemarresit ( perfituesit final, grupet e targetuara)

Perfituesit e ketij projekti jane sipermarresit,stafi i organizatave mbeshtetese te biznesit dhe grupe private konsulentesh/keshilltaresh ne rajon

Kjo faqe eshte shfaqur 17 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-23.