Krijimi i idese per biznes
Ideja e Biznesit eshte Faza e Pare per çdo Biznes qe synon te Konsolidohet ne vazhdimesi. A keni ju ndonje IDE Biznesi? Keni nje ide te mire per biznesin tuaj por nuk jeni te sigurt çfare hapash duhet te ndiqni me pas? Ne kemi te gjitha informacionet ne lidhje me idene tuaj te biznesit duke perfshire vleresimin e idese; mbrojtjen e saj; koncepte biznesi suplementare; etj.
Si sipermarres, vendimi mbi idene e biznesit tuaj eshte nje nga hapat me te rendesishem qe do te ndermerrni ne karieren tuaj. Per kete aresye duhet te keni parasysh disa gjera baze qe mund ti gjeni ne seksionin e meposhtem “Ideja e Biznesit”; te zbuloni nese keni shpirt sipermarrjeje ne seksionin e “Jeni gati per tu bere sipermarres”; dhe mund te shihni disa koncepte baze ne “Konceptetet per Zhvillimin e Biznesit”.
Ideja Juaj e Biznesit
Pyetjet me te shpeshta ne lidhje me idene e biznesit
Pyetjet me te shpeshta ne lidhje me idene e biznesit mund te permblidhen si me poshte. Duke iu pergjigjur ketyre pyetjeve mund te behet nje vleresim me te plote te situates se pergjithshme dhe vetes dhe eshte me e lehte te vendosesh mbi fillimin e proçesit te sipermarrjes.
Jam i interesuar te krijoj nje biznes timin por akoma nuk kam nje ide te percaktuar. Çfare mund te bej per kete gje?
Perpiquni te zbuloni tendencen aktuale mbi bizneset e reja duke kerkuar ne revista, gazeta, internet. Mund te kontrolloni gjithashu dhe 40 konceptet e biznesit ne faqen tone, per te pare nese ndonjera prej tyre pershtatet me ju. Shpesh thuhet se eshte me e lehte te fillosh nje biznes ne nje sektor ne te cilin ke nje experience te meparshme. Kjo do t’ju ndihmoje te perdorni kontaktet e meparshme si dhe njohurite tuaja per te vizionuar se si do te funksionoje biznesi juaj, duke kursyer ne kete menyre kohe dhe para.
Nderkohe, duhet te kuptoni nese jeni gati per tu bere nje sipermarres! Dhe nese i dini rreziqet qe mund te hasni? Keto ceshtje duhet te konsiderohen me shume kujdes.
Hapja e nje biznesi te ri eshte e rrezikshme edhe ne kohet me te mira, por mundesite tuaja per te qene te suksesshem rriten ne qofte se kushtoni pak kohe per te vleresuar rrethanat dhe faktoret tuaj personal. Testi i meposhtem do t’ju ndihmoje te krahasoni veten me biznesmene te suksesshem ne lidhje me disa tipare dhe karakteristika kyçe. Duke e bere kete test do te krijoni nje ide mbi stilin tuaj te veçante.
Kjo faqe eshte shfaqur 12 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-24.

