Legjislacioni per marredheniet e punes

Stabilizimi i Lidhjeve Individuale te Punes

Te drejtat baze te te punesuarve perfshijne ndalimin e punes se detyrueshme dhe diskriminimin, si dhe sindikata dhe lirine e greves. Te drejtat dhe detyrimet te lidhura me marredheniet e tregut rregullohen nga burimet e meposhtme, te renditura sipas prioritetit: Kushtetuta; Konventa Nderkombetare e ratifikuar nga Republika e Shqiperise; Kodi i Punes dhe ligjet e tij; Kontratat Kolektive te Punes, Kontratat individuale te punes; Regullimet e brendshme, Zakonet lokale dhe profesionale.

Kur punedhenesi lidh nje kontrate me nje grup punemarresish si subjekt, ai lidh kontraten me secilin anetar te grupit. Ne nje kontrate pune part-time, punemarresi bie dakort te punoje me kohe oresh, gjysem-dite, ditore, javore, ose mujore, por me pak se sa koha normale e punes. Punemarresit part-time punojne ne te njejtat kushte pune dhe gezojne te njejtat te drejta si dhe punemarresit me kohe te plote. Forma te tjera te perdorura jane kontratat e punes ne shtepi, kontratat e agjentit komercial, dhe kontratat e stazhiereve.

Nje kontrate pune duhet te permbaje, pa u kufizuar vetem ne keto, identitetin e paleve, vendin e punes, pershkrimin e pergjithshem te punes, diten e fillimit, kohezgjatjen (ne qofte se eshte kontrate me afat), pagesen e pushimeve, njoftime per prishjen e kontrates, elementet e pages dhe dites qe paguhet, dhe kohen normale te punes ne nje jave. Kjo mund te permiresohet vetem nga marreveshja midis paleve te perfshira.

Cilat jane detyrimet si punemarres?

Punemarresi duhet personalisht dhe me kujdes te kryeje detyren e tij/saj, perveç kur marreveshja e parashikon ndryshe.

Ne vazhdim, ai/ajo pershtatet me udhezimet e pergjithshme dhe specifike te dhena nga punedhenesi.

Punemarresi besnikerisht mbron interesat legjitime te punedhenesit. Gjate kohes se kontrates, ai/ajo nuk duhet te zbuloje probleme konfideciale te tilla sekretet qe i perkasin prodhimit dhe aktivitetit per te cilat ai eshte i ndergjegjshem nderkohe qe punon per punedhenesin.

Cilat jane detyrimet si punedhenes?

Punedhenesi respekton dhe mbron punemarresin ne marredheniet e punes dhe krijon masa sigurimi ne mjedisin e punes.

Ai/ajo, gjate kohes se punes, nuk duhet te grumbulloje informacion ne emer te punedhenesit, perveç informacionit qe lidhet me mundesite profesionale ose i domosdoshem per zbatimin e kontrates. Punedhenesi eshte pergjegjes per regjistrimin e te githe punetoreve te tij/saj.

Ne vazhdim punedhenesi duhet te lIogarise kontributin e Sigurimit social te punonjesve te tij/saj, ta mbaje ate nga rroga bruto e tyre, dhe ta transferoje kete mbajtje ne Institutin e Sigurimit Shoqeror. E njejta proçedure eshte e vlefshme dhe per tatimin.

Kompensimet dhe Koha e Punes

Rroga mund te llogaritet duke u bazuar ne kohen, ne perputhje me punen e realizuar (per njesi kohe, pozicion pergjegjesie, ose komision).

Rroga gjithashtu mund te lIogaritet duke u bazuar ne rezultatet e kompanise (nga pjesemarrja ne fitimet e gjenerimit te te ardhurave).

Asnje rroge tjeter nuk mund te pranohet perveç minimumit te pranueshem mujor prej 14.000 leke.

Ne qofte se palet bien dakort, punedhenesi shperblen punemarresin me nje shperblim special ndaj rroges ne fund te vitit, duke marre parasysh cilesine e punes ose arritjet e ndermarrjes.

Megjithate, ne qofte se punedhenesi shperblen punemarresin me nje bonus gjate tre viteve pa shprehur rezerva, ai eshte i detyruar te shperbleje edhe ne te ardhmen.

Kohezgjatja e koheve te punes

Koha normale e oreve te punes (ne qofte se nuk percaktohet ndryshe ne kontraten kolektive ose individuale) eshte 8 ore pune ne dite, nderkohe qe maksimumi javor eshte 40 ore pune.

Per punemarres nen 18 vjeç oret e punes per nje dite pune nuk mund te jete me shume se 6 ore. Koha javore e pushimit eshte jo me pak se 36 ore, (prej te cllave 24 ore duhet te jene pa nderprerje), duke perfshire te dielen, dhe eshte e papagueshme.

Nje shtese rroge me pak se 20% te rroges standarte jepet per çdo ore pune nga ora 19:00 PM deri 22:00 PM. Perqindja e mesiperme arrin deri ne 50% per ore pune nga 22:00 PM deri 6:00 AM.

Puna jashte orarit (n.q.s nuk parashikohet ndryshe ne kontraten kolektive te punes)

Ne marreveshje me punemarresin, punedhenesi mund te kompesoje kohen e punes jashte orarit me kohe pushim te barabarte me kohen jashte punes, plus 25% te kohes te jepet brenda 2 muajve nga data qe eshte kryer koha e punes jashte orarit.

Ne rast se puna jashte orarit nuk kompensohet me kohe pushimi, punedhenesi duhet ti paguaje punemarresit nje rroge standarte dhe nje shperblim jo me pak se 25% te rroges standarte.

Kur punemarresi ka punuar 50 ore ne jave, punemarresi nuk mund ti kerkoje te punoje jashte orarit. Numri maksimal i oreve shtese percaktohet ne kontraten individuale ose kolektive te punes.

E diela dhe Festat Kombetare

Festat kombetare ne Shqiperi jane: 1,2 Janari (Dita e Vitit te Ri), 14 Mars ( Dita e Veres), 1 Maj, Dita e Bajramit, Pashka, Dita e Krishtlindjeve dhe 28 & 29 Nentori (Dita e Pavaresise dhe e ÇIirimit).

Eshte e ndaluar te punohet ne ditet e festave kombetare. Nje punonjes ka te drejten te paguhet ne Festa Kombetare. Ne rastet kur nje feste bie diten e pushimit javor, festa festohet te henen qe e ndjek.

Puna normale e kryer diten e diele ose ne ditet e Festave Kombetare, kompesohet me nje shtese page jo me pak se 25 % ose me kohe pushimi te barabarte me kohen e punuar, plus me nje pushim shtese jo me pak se 25% te kohezgjatjes se kesaj pune qe merret nje jave para ose pas kryerjes se saj.

Leja Vjetore dhe Perfitime te Tjera

Leja vjetore percaktohet ne kontratat kolektive ose individuale te punes, dhe eshte jo me pak se tre jave kalendarike per vit pune. Duhet te jepet gjate vitit te punes, ose brenda tre muajve te pare te vitit pasardhes, por ne asnje rast nuk mund te jete me pak se 6 dite te njepasnjeshme.

Rroga e marre gjate lejes vjetore eshte e njejte me rrogen qe punemarresi merr gjate kohes se punes pa mare lejen vjetore. Paga per pushimet vjetore i jepet punemarresit ne momentin e marrjes se tyre. Leja vjetore qe ka buruar, por nuk eshte dhene (marre) gjate tre viteve te njepasnjeshme, skadon.

Punedhenesi informohet per diten e fillimit te lejes vjetore te pakten 30 dite para.

Pushime te tjera

Ne raste martese ose vdekjeje te bashkeshortit, paraardhesve ose pasardhesve te tij te drejtperdrejte, punemarresi perfiton 5 dite pushimi te paguar.

Kontributi i Sigurimit Social dhe Shendetesor

Kontributi ne Sigurimin Social dhe Shendetesor qe i referohet semundjeve, shtatezanise, dhe pensionit paguhen nga punemarresi, ne masen 30.7% te shumes neto te rroges se te punesuarit, dhe nga vete punemarresi, 11.2% te shumes bruto te rroges se tij/saj.

Perveç kesaj, punedhenesi paguan siguracionin e tij/saj nje shume mujore prej 3,686 leke (e barabarte me 39.2 % te rroges minimale te pranuar – 14.000 leke). Kjo pagese vete-sigurimi  eshte fikse, pavaresisht numrit te punemarresve te punesuar. Pagesa behet ne baze mujore.

Kontributi Social dhe Shendetesor per Punedhenesin dhe Punemarresin paraqitet edhe ne Tabelen e meposhtme;

Lloji

Perqindja Totale e rroges bruto te punemarresit

Punedhenes

Punemarres

Sigurimi per Punemarresin

21.7%

11 .2%

Vete sigurimi per Punedhenesin

(4,459 Leke) e barabarte me 39.2% te rroges minimale te pranuar (14,000 Lek)

Mungesat e punemarresit per arsye semundjesh

Ne rast se punemarresi nuk mund te punoje per shkak semundje (pamundesia e tij vertetohet nepermjet nje raporti mjekesor te dhene nga nje doktor), punemarresi i paguan atij 80% te rroges se punemarresit per nje periudhe te pare prej 14 ditesh, e cila nuk mbulohet nga Sigurimi Shoqeror.

Pagesa per 6 muajt ne vazhdim behet nga Sigurimi Shoqeror duke paguar punemarresin 70% te rroges se tij (80% ne rastet kur punedhenesi ka nje kontrate sigurimi me shume se 10 vjeçare).

Mbrojtja speciale per femijet dhe grate shtatzena

Punesimi i femijeve nen 16 vjeç eshte i ndaluar, perjashtuar rastet e punesimit per te miturit 14-16 vjec gjate pushimeve shkollore ne ato vende pune te cilat nuk ndikojne ne shendetin dhe ne formimin e tyre.

Puna e nates eshte e ndaluar per punemarres nen 18 vjeç dhe per grate shtatzena. Puna per grate shtatzena eshte e ndaluar gjate 35 diteve para dates se lindjes se femijes dhe 42 dite pas lindjes se femijes. Periudha e pare eshte 60 dite kur gruaja shtatezene ka lindur para kohe.

Perveç kesaj, grate shtatzena, marrin ndihme sociale per 365 dite. Gruaja shtatzene merr 80% te rroges se saj kur ka kryer mbi dy vjet pune, 35 dite para dhe 150 dite mbas lindjes se femijes, ndersa per pjesen tjeter vetem 50%.

Kujdesi per femijet e varur nga prinderit

Kur eshte e nevojshme per kujdesin e femijeve ne varesi, punemarresi mund te paguhet per jo me shume se 12 dite mungese nga puna ne vit.

Punemarresi qe ka te mitur deri ne 3 vjeç, ka te drejten te paguhet per largesat deri ne 15 dite, kur femija i tij/saj eshte i semure, e verifikuar me raport mjekesor. Ai/ajo ka te drejte te mungoje per nje periudhe shtese prej 30 ditesh ne vit, pa te drejte rroge.

Invaliditeti

Punemarresit invalide per shkak te aksidenteve te shkaktuara nga semundjet gjate punes paguhen nga Sigurimi Shoqeror. Invaliditeti i perkohshem (gjithmone i vertetuar nga komisioni ose doktori ekspert) deri ne 1 Vit, shperblehet me 100% te rroges se tre viteve te fundit, ndersa invaliditeti i perhershem (mbi 67% e mundesise per pune) shperblehet me 80% te rroges se tre viteve te fundit.

Pensioni dhe Prishja e Kontrates

Burrat kane te drejte te dalin ne pension ne moshen 65 vjeçare ndersa grate ne moshen 60 vjeçare pasi kane qene te siguruar per 35 vjet (burrat) dhe 30 vjet (grate).

Se bashku burrat dhe grate, kane te drejte per nje pension proporcional ne moshat e permendura me lart, pasi kane qene te siguruar per me shume se 20 vjet. Shuma e pensionit te marre eshte e barabarte me mesataret e rrogave te marra gjate tre viteve te fundit, dhe jo me shume se dy here me e madhe sesa shuma baze per te siguruar nje minimum jetese standart qe i referohet IÇK.

Prishja e kontrates se punes (e percaktuar dhe e paracaktuar ne kohe)

Pas periudhes se proves (tre muajt e pare te punes se punemarresit) te nje kontrate te papercaktuar çdo njoftim me qellim prishje kontrate duhet te jepet 1 muaj para gjate vitit te pare te punes, dy muaj para ne vitin e dyte per nje punonjes ne vitin e tij/saj te 2-5 te viteve te punes, dhe 3 muaj para per nje punemarres qe ka me shume se 5 vjet ne kompani.

Punemarresi merr nje shperblim kur kontrata e punes prishet nga punedhenesi dhe punemarresi ka sherbyer te pakteri tre vjet ne kete pune. Shperblimi eshte te pakten barabarte me rrogen e 15 diteve per çdo vit te plote pune.

Shperblimi eshte kompensim i shtuar per prishjen e kontrates se punes pa shkak, e cila mund te arrije ne nje rroge vjetore ne vetvete, bazuar ne vendimin e gjyqit. Punemarresi e humb te drejten e bonus ne qofte se ai pushohet menjehere, me arsye.

Nje kontrate per nje periudhe te caktuar kohe prishet ne fund te kohezgjatjes se saj, pa prishje paraprake. Kur, pas skadimit te afatit te percaktuar, nje kontrate zgjerohet ne heshtje, percaktohet si nje kontrate e papercaktuar ne kohe. Palet bien dakort ne vendosjen e kohes se proves, e cila nuk mund te zgjase me shume se 3 muaj.

Njoftimi per prishje kontrate gjate periudhes se proves, eshte 5 dite, e njejte si ne kontaten e punes te papercaktuar.

Per punen e vazhdueshme per te pakten tre vjet, punemarresi perfiton nga nje shperblim si dhe ne rastin kur nje punedhenes e prish kontraten per nje periudhe te papercaktuar kohe.

Ne rastin e prishjes se menjehershme te kontrates se percaktuar me arsye qe i referohet mosperputhjeve ne kontrate nga njera pale, ky i fundit duhet te plotesoje kompensimin e pales se demtuar, duke patur parasysh pretendimet qe rrjedhin nga kontrata e punes.

Ne rastin e prishjes se kontrates pa shkak nga punedhenesi, punemarresi ka te drejten e rrogave dhe do te ishin marre ne fund te periudhes se njoftimit per prishjen e kontrates te parashikuar nga ligji, ose ne fund te periudhes se kontrates per nje kontrate te percaktuar.

Kontratat Kolektive te punes dhe Sindikatat

Nje kontrate kolektive pune mund te lidhet midis nje ose me shume punedhenesi, ose organizata punesimi nga njera ane, dhe nje ose me shume sindikata nga ana tjeter.

Kontrata permban masat paraprake per kushtet dhe maredheniet e punes, permbajtjen dhe prishjen e kontrates individuale, trajnimin profesional, dhe marreveshjen midis paleve pjesemarrese. Per me teper, nuk mund te permbaje masa paraprake per punemarresit me pak te favorshme sesa masat qe parashikon ligji ne fuqi, perveç ne rast kur jane shprehimisht te percaktuara nga ligji. Ne te njejten kohe, masat paraprake te kontratave individuale qe jane me pak te favorshme ndaj punedhenesit, se sa masat paraprake te nje kontrate kolektive te punes, behen te pavlefshme dhe kerkohet te zevendesohen nga masat paraprake te kontrates kolektive.                   .

Nje kontrate kolektive eshte e vlefshme vetem ne qote se eshte e shkruar dhe e firmosur nga te gjitha palet ose kur eshte bere ne formen e nje vendimi te shkruar nga zyra e paleve te marreveshjes. Ne vazhdim, mund te prishet ose behen ankesa vetem ne menyre te shkruar. Nje kontrate e tille mund te behet per nje periudhe kohe te caktuar ose te pacaktuar.

Koha e njoftimit per prishjen e nje kontrate te papercaktuar ose te percaktuar per nje periudhe prej me shume se 3 vjet eshte 6 muaj. Kur njera nga palet shkel nje kontrate kolektive, pala tjeter ka te drejte te shkoje ne Gjykaten ose ne Zyrat Rregullimit te Marreveshjeve, krijimi i te ciles eshte percaktuar ne kontrate. Gjykata e Rregullimit vendos detyrimin e pales per demtimin e shkaktuar pales.

Sindikatat

Sindikatat jane organizata sociale te pavaruar qe krijohen si unione vullnetare te punemarresve. Qellimi i tyre eshte te perfaqesojne dhe te mbrojne te drejtat dhe ekonomine, profesionalizmin, dhe interesat sociale te anetareve te saj.

Zyra kombetare e pajtimit, e vendosur ne Tirane, dhe deget e saj lokale kane autoritetin per te zgjidhur keto konflikte. Kjo zyre manaxhohet nga nje Gjyqtar dhe perbehet nga dy perfaqesues te punedhenesve dhe dy perfaqesues te punemarresve. Konfliktet qe i referohen interpretimit apo implementimit te ligjit zakonisht rishikohen nga Gjykata.

Referenca Ligjore;

Kjo faqe eshte shfaqur 10 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-24.