Regjistrime fiskale dhe tė tjera tė kryera nga QKR
Kur njė biznes regjistrohet nė QKR, duke marrė njė NIPT dhe njė ēertifikatė regjistrimi, ai gjithashtu regjistrohet nė tė njėjtėn kohė nė autoritetet e tatim- taksave (tek bashkitė nėse njė biznes ėshtė i vogėl, pėrndryshe me zyrėn e tatim- taksave), tek autoritetet e sigurimeve shoqėrore, tė sigurimeve shėndetėsore dhe nė inspektoriatin e punės.
Kėto regjistrime fiskale dhe regjistrime tė tjera bėhen nga QKR nėpėrmjet komunikimit tė tė dhėnave tė regjistrimit fillestar te kėto autoritete. QKR e njofton bashkinė nė tė cilėn ėshtė e regjistruar selia e biznesit, pėr regjistrimin e kėtij biznesi tė ri nė juridiksionin e saj. QKR njofton gjithashtu, edhe tė gjitha detajet e regjistrimit fillestar.
Kjo do tė thotė se biznesi i regjistruar, nuk ka nevojė tė shkojė nė zyrat e kėtyre autoriteteve pėr tu regjistruar.
Megjithatė, pas regjistrimit, biznesi duhet tė mbajė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me kėto autoritete. Pėr shembull, njė biznes i regjistruar duhet tė komunikojė drejtpėrdrejt me autoritetet e taksave (me tatim- taksat ose me bashkitė, nėse biznesi ėshtė i vogėl) pėr tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me taksat. Pėr mė tepėr, nėse njė biznes i vogėl ndryshon statusin e tij fiskal nė biznes tė madh, i cili duhet tė regjistrohet pėr TVSH, ai duhet tė aplikojė pėr kėtė ndryshim tek zyra e tatim- taksave.
Ēdo kėrkesė tjetėr pėr ndryshim nė tė dhėnat e regjistrimit tė biznesit (me pėrjashtim tė statusit fiskal) dorėzohet dhe procesohet nė QKR.
Kjo faqe eshte shfaqur 7 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-24.

