Si te regjistrosh nje biznes

Aplikimi pėr regjistrimin fillestar mund tė bėhet nė sportelet e QKR-sė nė Tiranė ose nė sportelet e shėrbimit, tė vendosura nė bashki. Lista e bashkive dhe e vendndodhjeve tė tyre ėshtė e publikuar nė faqen zyrtare tė internetit tė QKR-sė.

Njė aplikim mund tė bėhet nė njė sportel shėrbimi tė QKR-sė, pavarėsisht nga selia apo vendi i ushtrimit tė veprimtarisė sė subjektit qė kėrkon regjistrimin.

A. Ēfarė duhet pėr regjistrimin fillestar?

I. Formulari i aplikimit

Pėr tė filluar njė regjistrim, njė aplikanti i duhet tė plotėsojė formularin e aplikimit. Pėrpara se tė plotėsohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet tė dijė informacionin e mėposhtėm:

1. Formulari i aplikimit ėshtė specifik pėr lloje tė ndryshme entitetesh qė aplikojnė (persona fizikė qė bėjnė biznes apo kompani). Prandaj, aplikanti duhet tė sigurohet qė ai/ajo e di, nėse aplikimi do tė jetė pėr njė person fizik, i cili do regjistrohet pėr tė kryer biznes apo pėr njė kompani si dhe llojin e kompanisė. Informacion mbi kėrkesat ligjore tė shoqėrive me pėrgjegjėsi tė kufizuara, shoqėrive anonime dhe shoqėrive tė tjera, gjendet nė ligjin “Mbi shoqėritė tregtare” nr. 7638, datė 19.11.1992. Ky ligj mund tė shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit tė QKR-sė.

2. Formularėt e aplikimit mund tė merren nė dy mėnyra: a) pranė ēdo sporteli tė QKR-sė; ose b) mund tė shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit tė QKR-sė.

3. Tė gjithė formularėt e aplikimit janė tė pajisur me instruksione pėr plotėsimin e tyre. Kėto instruksione mund tė gjenden nė ēdo sportel tė QKR-sė ose mund tė shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit tė QKR-sė.

4. Aplikuesi mund tė plotėsojė formularin e aplikimit ose a) duke e shkarkuar, plotėsuar atė elektronikisht dhe duke e stampuar (printuar); ose b) nė ēdo sportel shėrbimi tė QKR-sė me ndihmėn e nėpunėsit tė sportelit; ose c) nėpėrmjet internetit duke pėrdorur funksionin e QKR-sė.

5. Ēdo nėpunės sporteli ėshtė i gatshėm tė ndihmojė aplikantin tė plotėsojė tė gjitha rubrikat e detyrueshme tė formularit tė aplikimit.

B. Lista e dokumenteve shoqėruese

Pėrveē formularit tė aplikimit tė plotėsuar, aplikuesi duhet tė paraqesė dhe dokumentacionin shoqėrues pėrkatės si mė poshtė:

1. Dokument origjinal identifikimi (ēertifikatė me fotografi, pasaportė, letėrnjoftim) tė cilin nėpunėsi i sportelit do ta verifikojė, kopjojė dhe skanojė, dhe nė pėrfundim do t’ia kthejė aplikantit (pėrfaqėsuesit). Aplikanti nuk duhet tw largohet nga sporteli i shwrbimit pa marrw me vehte dokumentin e tij tw identifikimit.

2. Dokumente tė tjera shoqėruese. Lista e dokumenteve tė kėrkuara pėr regjistrimin fillestar ėshtė specifike pėr forma tė ndryshme ligjore biznesesh. Pasi ėshtė identifikuar lloji i biznesit qė do tė regjistrohet, aplikanti mund tė gjejė listėn e dokumenteve shoqėruese, tė bashkėngjitur nė formėn specifike tė aplikimit pėr regjistrim, e cila mund tė merret ose nė sportelet e QKR-sė ose nė faqen zyrtare tė internetit tė QKR-sė.

C. Pagesa

Personi qė aplikon e kryen pagesėn tek sporteli i shėrbimit ku ai aplikon. Tarifat janė tė publikuara nė faqen zyrtare tė internetit tė QKR-sė. 

Pagesa kryhet nė sportelin e QKR-sė, nė momentin qė kjo kėrkohet nga nėpunėsi i sportelit dhe pasi ėshtė caktuar njė numėr unik nga sistemi elektronik pėr dosjen. Pagesa bėhet pėrpara firmosjes pėrfundimtare tė formularit tė aplikimit nga nėpunėsi dhe aplikuesi.

D. Ēfarė ndodh mbasi aplikanti largohet nga sporteli?

Nė fund tė ditės pasardhėse nga dita e aplikimit nė QKR, aplikimi pėr regjistrim ose do tė jetė pranuar, ose do tė jetė refuzuar ose pezulluar, nėse QKR gjen se informacioni i dhėnė ėshtė i paplotė ose jo nė pėrputhje me kėrkesat ligjore.

a) Nė rast pranimi tė regjistrimit.

Pas lėshimit tė konfirmimit pėr aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqėruese shqyrtohen pėr vendimmarrje nga nėpunėsi i autorizuar i QKR-sė  (regjistruesi). Nėse pas verifikimeve, nėpunėsi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi ėshtė nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (njė) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:

  1. kryerjen e regjistrimit;
  2. lėshimin e Numrit Unik tė Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT;
  3. vėrtetimin e kryerjes sė regjistrimit dhe lėshimin e ēertifikatave tė regjistrimit (nė rast kur biznesi regjistrohet). Kėto ēertifikata (njė pėr ēdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund tė merren nga aplikanti (ose person i autorizuar) nė ēdo sportel shėrbimi tė QKR-sė;
  4. kryerjen e publikimit elektronik tė regjistrimit nė Buletinin e Njoftimeve Zyrtare tė Regjistrimit tė QKR-sė, e cila mund tė shihet nė faqen zyrtare tė internetit tė QKR-sė (kliko kėtu pėr tė parė direktorinė) ditėn pas miratimit tė regjistrimit.

Plotėsimi i regjistrimit dhe lėshimi i ēertifikatės sė regjistrimit, janė evidenca e aplikantit pėr regjistrimin e biznesit, pėr regjistrimin fiskal tė biznesit (tatim taksa), pėr regjistrimin nė sigurimet shoqėrore, pėr regjistrimin nė sigurimet shėndetėsore si dhe regjistrimin me autoritetet e Inspektoriatit tė Punės.

E.Regjistrimi dhe lidhja me organet e tjera.

Kur njė biznes regjistrohet nė Qendren Kombetare te Rregjistrimit, duke marrė njė NIPT dhe njė ēertifikatė regjistrimi, ai gjithashtu regjistrohet nė tė njėjtėn kohė nė autoritetet e tatim- taksave (tek bashkitė nėse njė biznes ėshtė i vogėl, pėrndryshe me zyrėn e tatim- taksave), tek autoritetet e sigurimeve shoqėrore, tė sigurimeve shėndetėsore dhe nė inspektoriatin e punės.

Kėto regjistrime fiskale dhe regjistrime tė tjera bėhen nga QKR nėpėrmjet komunikimit tė tė dhėnave tė regjistrimit fillestar te kėto autoritete. QKR e njofton bashkinė nė tė cilėn ėshtė e regjistruar selia e biznesit, pėr regjistrimin e kėtij biznesi tė ri nė juridiksionin e saj. QKR njofton gjithashtu, edhe tė gjitha detajet e regjistrimit fillestar.

Kjo do tė thotė se biznesi i regjistruar, nuk ka nevojė tė shkojė nė zyrat e kėtyre autoriteteve pėr t’u regjistruar.

Megjithatė, pas regjistrimit, biznesi duhet tė mbajė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me kėto autoritete. Pėr shembull, njė biznes i regjistruar duhet tė komunikojė drejtpėrdrejt me autoritetet e taksave (me tatim- taksat ose me bashkitė, nėse biznesi ėshtė i vogėl) pėr tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me taksat. Pėr mė tepėr, nėse njė biznes i vogėl ndryshon statusin e tij fiskal nė biznes tė madh, i cili duhet tė regjistrohet pėr TVSH, ai duhet tė aplikojė pėr kėtė ndryshim tek zyra e tatim- taksave.

Ēdo kėrkesė tjetėr pėr ndryshim nė tė dhėnat e regjistrimit tė biznesit (me pėrjashtim tė statusit fiskal) dorėzohet dhe procesohet nė QKR. 

Kjo faqe eshte shfaqur 25 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-24.