Sherbimet e Albinvestit

Albinvest Ju ofron informacion per:

Keshillim (Asistence):

Sherbimet e kerkuara ne nivel Lokal te disponueshme

Sherbimet lokale sherbejne si udhe per Sherbimin Mbeshtetes te Biznesit, dhe gjithashtu, trajtojne nje numer referencash nga agjensi te tjera te angazhuara me biznesin lokal.

Sherbimi diagnostikues i disponueshem, per te identifikuar ceshtjet celes te biznesit per klientet. Ky sherbim identifikon segmentet aktuale te klienteve, situaten e zhvillimit te tyre, potencialin e rritjes, ceshtjet celes te biznesit dhe formen e te pervetesuarit/mesuarit. Si nje input, ky sherbim ofron pergjigje te planifikuar per ceshtjet celes te biznesit, strategji te rritjes dhe zhvillimin te nevojave.

Training dhe sherbim konsulence

Programi i Zhvillimit te Eksporteve

Programi I zhvillimit te eksporteve eshte nje program I strukturuar ne mbeshtetje te kompanive qe deshirojne te fillojne aktivitetin e tyre eksportues ose atyre qe kane filluar eksportin por qe duan te rrisin eksportin e tyre duke hyre ne tregje te reja. Ky perfshin nje proces me pese shkalle.

Megjithese programi eshte i orientuar drejt eksporteve, procesi kerkon nje faze analizash rigoroze te ndjekur nga nje qasje hap pas hapi ne lidhje me zbatimin e tij. Ne kete kuptim mund te pershtatet per te siguruar mbeshtetje kundrejt çdo biznesi te vogel dhe te mesem.

Fondi Shqiptar i Konkurueshmerise ofron grante per kompanite qe demostrojne potencial ne rritjen e shitjeve te tyre dhe permiresimin e efiçenses te tregjet kombetare dhe nderkombetare. Prioritet do ti jepet atyre kompanive qe do te marrin pjese ne Programin e Zhvillimit te Eksporteve.

Grantet  mbulojne vetem 50% te shumes se propozuar per tu shpenzuar.  Fushat qe do te mbuloje granti vendosen ne perputhjet me politikat e qeverise dhe grantet alokohen ne baze te nje procesi transparent seleksionimi.  Shpenzimi mund te perfshije, sherbime konsulente, pjesemarrje ne panaire, materiale promovuese dhe prodhim faqesh interneti, testim produkti, çertifikim produkti, dhe investim ne pajisje.

Promovim Nderkombetar

Nje rol kryesor qe ka Alb-Investi eshte te promovoje vendin jo vetem si nje vend per investim por dhe si nje burim per produkte me cilesi te larte dhe me çmime shume te konkurueshme. Alb-Invest ndermerr aktivitetet e listuara poshte ne permbushje te ketyre objektivave.

Misione Jashte Vendit

Aty ku Alb-Invest mendon se ekziston nje kerkese e mjaftueshme, Agjencia bashkepunon me grupe kompanish per te organizuar eventet specifike te listuara si me poshte:

Panaire Biznesi – Organizimi i stendave ne grup ne tregjet kryesore.

Misione Shitjeje – drejt vendeve specifike per tu takuar me bleres potencial te produkteve Made in Albania dhe per te mesuar akoma me shume rreth kerkesave specifike dhe kushteve konkuruese.

Misione te brendshme blerjesh per te prezantuar bleresit e huaj me kapacitetet dhe mundesite per te bere (lenden e pare) nga Shqiperia.

Regjistri i Eksportuesve

Eshte e  rendesishme qe Alb-Invest mundeson bleresit lokale dhe te huaj qe te gjejne lehtesisht produktet e tyre si dhe te identifikojne lehtesisht partnered kryesore. Aktualisht nuk ka nje baze te dhenash te centralizuar te kompanive qe jane te interesuara te tregtojne produktet e tyre jashte vendit. Alb-Invest ka ne plan qe te krijoje nje databaze te eksportuesve qe do te jete e lehte per te hyre nepermjet faqes se Alb-Invest. Vleresohet se jane rreth 800 eksportues aktive ne Shqiperi. Gjate vitit te pare do te jete e mundur qe te krijohet nje regjister prej 150 eksportuesish me detajet e plota te kompanive te tyre dhe te kapaciteteve te tyre prodhuese.

Projektet e ardhshme

Qendra e Biznesit dhe Inovacionit

Kjo faqe eshte shfaqur 32 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-28.