Skema e grantit per ndarjen e kostove
Konteksti
Fondi Shqiptar i Konkurreshmerise, ne vlere prej 25 milion Lek eshte mbeshtetja financiare e Projektit Skema e Grantit per Ndarjen e Kostove. Ai administrohet nga AlbInvest dhe eshte krijuar me VKM Nr. 112 date 21/02/2007. Fondi u krijua ne pergjigje te nevojave te biznesit shqiptar eksportues per subvencione dhe mbeshtetje financiare ne zhvillimin e aktiviteteve nxitese te eksporteve, dhe si inisiative direkte e Qeverise Shqiptare per te rritur asistencen dhe per te fuqizuar biznesin e vogel dhe te mesem. Kjo ndermarrje eshte pjese e Programit strategjik te Qeverise per te mbeshtetur fuqizimin e kompanive eksportuese vendase si dhe per te permiresuar ne vazhdimesi bilancin e tregetise shqiptare te import-eksportit.
Objektivat e Projektit
Te Pergjithshme
Tė mbėshtesė biznesin eksportues shqiptar nė pėrpjekjet e tij pėr tė nxitur dhe rritur eksportet.
Specifike
-
Tė ofrojė mbeshtetje financiare (fonde) pėr eksportuesit, duke ndarė me ta ne masen 50% kostot e projekteve qe lidhen me inisiativa per futjen nė tregje tė rinj ose konsolidimin e tregjeve egzistuese, plotesimin e standarteve te cilesise se proceseve te prodhimit dhe te produktit, realizimin e misioneve te biznesit, promovimit te aktiviteteve, etj.
-
Tė mbeshtese dhe intensifikoje atė qė kompania ėshtė nė gjendje tė bėjė me kapacitetet e saja, por duke i shtuar "fonde grant" burimeve tė kompanise.
Rezultatet e Aktivitetit te Projektit
Nga me shume se 60 regjistrime te kryera prane AlbInvest gjate nente muajve te fundit te 2007, jane pregatitur dhe paraqitur nga kompanite eksportuese rreth 45 aplikime. Nderkohe, jane aprovuar 38 aplikime. Vlera e fondeve te angazhuara te Grantit per projektet e paraqitur dhe te filluar nga zbatimi eshte 25,5 milion Lek. Kjo ka permbushur objektivin vjetor te Skemes se Grantit per mbeshtetjen financiare te kompanive eksportuese nepermjet vleres se Fondit te Konkurrueshmerise per 2007. Nderkohe, ne fund te dhjetorit 2007 AlbInvest ka filluar shperndarjen e fondeve per 3 kompanite e para nga 13, te cilat kane perfunduar projektet e tyre. Vlera e fondeve te disbursuara per tre kompanite e para eshte 2,5 milion Lek.
Fondet e Grantit jane adresuar ne plotesimin e standarteve te Sistemit te Manaxhimit te Cilesise, ne Certifikimin e tij dhe te produktit sipas kerkesave te tregut te huaj, ne misione biznesi, ekspertize per permiresim teknollogjie, kerkim tregu, vizita dhe pjesemarrje ne aktivitete biznesi, etj,.
Progresi i Skemes se Grantit gjate vitit 2007, dhe rezultatet e monitorimit ne vazhdimesi te projekteve, premtojne nje impakt pozitiv ne mjedisin e biznesit shqiptar, vecanerisht ne rritjen e eksporteve Shqiptare. Impakti pozitiv i kesaj Skeme do te reflektohet dhe ne ndertimin dhe permiresimin e marredhenieve institucionale te mirekuptimit, respektit dhe te mbeshtetjes reciproke shtet privat, si dhe te fuqizimit te kompanive shqiptare te konsulences. Vizita periodike do te kryhen prane kompanive perfituese per te perfituar informacionin e domosdoshem per vleresimin e impaktit te fondeve te perdorura.
Grafiku 1: Struktura e aktiviteteve te financuara ne nxitje te eksportit;

Graf 2: Shperndarja gjeografike e kompanive perfituese
Kjo faqe eshte shfaqur 16 here. Ndryshimi i fundit i eshte bere me 2008-01-23.

